Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një video në llogarinë e tij në facebook ku shfaqen Rama dhe Balluku duke inspektuar një rrugë në jug të vendit.
Berisha është shprehur se, Ramën dhe zëvendësen e tij i ka zënë tmerri pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë prekur prej kohësh kupolën qeverisëse dhe se të tmerruar nga debati në parlament ia mbathin dhe ngushëllojnë njëri-tjetrin si në teatër, por të pashpresë.
Postimi i Berishës
Të tmerruar nga debati në parlament ia mbathin dhe ngushëllojnë njëri-tjetrin si në teatër, por të pashpresë! #sb