Tirana bën mrekullinë në Gjeorgji, fiton 1-2 ndaj Dinamos së Batumit dhe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballet Besiktasin.
Nënkampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të madhe në transfertë, ndryshe nga performanca që dhuruan në “Air Albania”.
Fillimisht shënoi Lushkja në minutën e 28-të, ndërsa në të 78-tën dyfishoi Deliu.
Në limitet e kohës së rregullt vendësit shkurtuan diferencën në 1-2, por nuk mjaftoi për ta çuar sfidën në shtesë.
Në turin e dytë nënkampionët e Shqipërisë do të përballen me gjigantët nga Turqia, Besiktas.