Deputetët e PS janë pritur me irritim jashtë Kuvendit nga studentët e mjekësisë të cilët protestojnë kundër ligjit të qeverisë që i detyron të punojnë me detyrim 5 vite dhe më pas të marrin diplomën.
‘Turp, turp!’ dhe ‘Parlamenti i turpit’ janë disa nga thirrjet që studentët e mjekësisë kanë bërë sapo deputetët e maxhorancës socialiste kanë lënë seancën plenare.
Teksa presin prej orësh jashtë Parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën, studentët kanë hedhur thirrje dhe ovacione ndaj deputetëve.