Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit: Negocioni me studentët, tërhiqni ligjet

Mbledhja e deputetëve të opozitës rreth foltores së Parlamentit dhe futja në sallë e disa prej efektivëve të Gardës së Republikës, solli debate në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

Në fund të fjalës së saj, deputetja e PD, Zheni Gjergji, tentoi t’i kalonte drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, disa letra ku ishin kërkesat e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë ligjin e propozuar nga qeveria për qëndrimin e detyruar të tyre për 5 vite në vend pas përfundimit të studimeve.

Por pasi efektivët e Gardës nuk e lejuan, ishte deputeti Flamur Noka i cili mori letrat dhe kalo pas gardistëve për të lënë letrat në vendin ku ulet kryeministri Edi Rama.

Deputetët demokratë bënë thirrje që gardistët të largohen nga salla, thirrje që u përsërit edhe nga ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali. Por gjatë fjalës së saj, numri i deputetëve në foltore u shtua edhe më shumë, ndërsa të tjerë qëllonin me duar në tavolinat e tyre.

Opozita kërkon me ngulm që të nxirren menjëherë jashtë rendit të ditës në seancën parlamentare tre ligjet e sjella nga mazhoranca ligjin për Akademinë, ligjin për studentët e mjekësisë dhe ligjin për legalizimin e kanabisit.

Pas tensioneve, seanca u ndërpre për 30 minuta pushim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një …

Leave a Reply