Lubonja: Janë skandale që nuk t’i merr mendja! Rama duhej të ikte

Analisti Fatos Lubonja kërkon që SPAK të hetojë edhe persona të tjerë përveç Arben Ahmetaj, lidhur me aferën e inceneratorëve. Ai u shpreh se ‘Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë’.

“Janë skandale që nuk t’i merr mendja… Ky është një grup i strukturuar kriminal për të vjedhur dhe për të bërë qejfe, e jo për t’i shërbyer popullit.

Rama duhej të jepte dorëheqje për mua. Por problemi është shumë i madh. Në një mënyrë ose tjetër, këta janë të gjithë brenda. Mërtiri, Zoto dhe Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë.

Ta reduktosh gjënë tek Ahmetaj, nuk e di SPAK sesa merret më gjithë këtë si kompleks, dhe sa i ka të ndara këta copa-copa”, tha Lubonja në ‘Open’ në News24.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply