Pas më shumë se 40 vitesh shërbim në spitalin Infektiv në Tiranë, mjeku i njohur Tritan Kalo është njoftuar përmes një shkrese nga QSUT për daljen e tij në pension. Dhe rrjedhimisht ndërprerjen e kontratës së punës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e zënë për të treguar së paku një mirënjohje për vitet e gjata të punës në Infektiv. Punë, ku në jo pak raste ka rrezikuar edhe jetën e tij, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me sëmundje të rrezikshme.
Postimi i mjekut Kalo
“20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së. Me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension….. ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..
AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së. Në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë. Në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese. Dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..
”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë. Për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..
MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën. Dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë”. Në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”. Sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë. I cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të. Përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..
Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë….. ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë. Ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë….. Together forever!!!”