Në kohën që duhet të ishte në Parlament, për shkak se është seanca e fundit, për shkak se shumica po kalon ligje që ndikojnë në jetën e njerëzve, për shkak se duhet të jepte shpjegime për arratisjen spektakolare të zëvëndëskryeministrit, Edi Rama shkon në plazh.
Kjo edhe mund të përtypet.
Pafytyrësia është se rrugës për plazh përpiqet të bëj edhe “lajme”. Dhe lajmet në titrat e televizioneve të qeverisë janë: “hapet rruga Dukat – Orikun”, është hera disatë që kanë raportuar për veten, ministrja e Infrastrukturës për këtë rrugë.
Pra thjesht nuk ka lajm.
Po çfarë bëjnë televizonet- si me magji, të gjithë një pas tjetrit ndërpresin transmetimin e debateve në Parlament dhe transmetojnë talljen e Kryeministrit.
Kush është lajm- debati në Kuvend apo një propagandë e shpërlarë e Kryeministrit?
Mjafton ky moment për të kuptuar sa të lirë dhe të pavarur janë mediat në Shqipëri.
Dhe më e bukura me ndonjë stacion që ndan ekranin më dysh dhe i jep zë një monologu bajat në rrugë. Nuk ka më turp!
Orikum- Dukat është 15 km, ka nisur para 5 vitesh.
Ende nuk ka mbaruar. Sa është fondi më mirë mos pyet se është PPP.
Një kryeministër që vetëm punën e KM nuk bën.
Kur duhet të jetë në Parlament del dhe bën inspektorin e rrugës, kur duhet të komunikojë për probleme të rëndësishme të vendit, i jep mend në tëitter Bashkimit Europian se çfarë duhet të bëjë për konfliktin në Veri të Kosovës. Kur duhet të përgjigjet për korrupsionin dhe ndërprerjen e fondeve të BE-së, bën memecin.
Sot nuk është vetëm dita e një frikacaku që trembet nga përballja, sot është edhe dita e mjerimit të televizioneve që pranojnë të përdoren si videokaseta./Syri.net