Video/ Berisha në Kuvend: Kanabistët në mbledhje grupi, vendosa flamurin e tyre në ballkon!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një protestë të pazakontë sot, personalisht:  Ai ka ndërprerë mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS që po zhvillohej në sallën plenare pak para fillimit të Kuvendit duke ngritur para tyre parulla demaskuese për aktin që socialistët kanë vendosur të kryejnë sot: legalizimin e kanabisit në vend.

“Dhe kjo është më e forta, iu drejtua Berisha, duke u treguar njërën prej tyre. S’ka mbledhje grupi më tani, mbylleni”.

“Kanabistët në mbledhje grupi, vendosa flamurin e tyre në ballkon”- sqaroi Berisha në videon që publikoi në Facebook.

Seanca parlamentare nisi në orën 10:00 dhe në mazhoranca ka vendosur të votojë projektligjin për kontratat e studentëve të mjekësisë që ndërkohë po protestojnë jashtë Kuvendit si dhe të legalizojë kanabisin për qëllime të ashtuquajtura mjekësore.

About Redaksia

Check Also

Video seksuale në grup në telefonin e Berberit të rrugëve/ Media austriake per skandalin-Balluku

Richard Schmitt Akuza ndaj zëvendëskryeministres: Video seksuale, tensione politike dhe hetimet që tronditin Tiranën Në …

Leave a Reply