Berisha: Po shkelmoni rregulloren e Parlamentit për interesat e Rama-Doshi-Gjinushi

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua kryetares së Kuvendit se, po shkelmoni rregulloren e Parlamentit për interesat e Rama-Doshi-Gjinushi. Berisha tha se, Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk mund të hyjë në rend dite pa kalaur 48 orë.
“Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk mund të hyjë në rend dite pa kalaur 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopa bejsbolli.
Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëvreshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve.
Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik! Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, ndërkohë pak muaj para zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i …

Leave a Reply