Fox News: Shqipëria, udhëkryqi evropian për trafikun legalizon kanabisin

Rrjeti më i madh televiziv në SHBA, Fox News, raporton sot se parlamenti shqiptar i hapi rrugë legalizimit të kanabisit.

Sipas Fox News, edhe pse Shqipëria është udhëkryqi evropian për trafikun e marijuanës, vendi legalizoi kanabisin pavarësisht opozitës së ashpër.

“Trafikantët e drogës kanë shfrytëzuar më parë mungesën e qeverisjes së fortë, duke lejuar që biznesi i marijuanës të lulëzojë në mënyrë të paligjshme”, thekson Fox News.

“Nuk është e qartë se si do të rregullohet kanabisi mjekësor. Qeveria beson se lejimi i prodhimit të kufizuar të kanabisit mund të rrisë të ardhurat nga taksat”.

“Shqipëria është ende një rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta. Policia ende godet rastet e izoluara të rritjes së kanabisit, por shumë më rrallë se një dekadë më parë”, raporton rrjeti amerikan.

Shumë media ndërkombëtare i kanë bërë jehonë miratimit të këtij ligji në orët e para të mëngjesit.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply