Kush është i çmenduri

Nga Luçiano BOÇI

Zbatuesi i goditjes së kryetarit të PDSH-së, u cilësua nga gjykata ashtu siç u paralajmërua. I paaftë mendërisht, alias I ÇMENDUR, megjithëse i pajisur me të gjitha atributet shtetërore si një person që gëzon shëndet mendor të plotë.

Gjithçka që ndodhi atë ditë nuk ishte as rastësi dhe as papërgjegjshmëri mendore.

Ishte pastër e thjesht një skenar i rradhës për të goditur jo vetëm fizikisht, por dhe psikologjikisht Sali Berishën dhe opozitën.

Ngjarja ka përmasë cilësisht politike dhe nuk bëjmë asnjë gabim kur themi që organizatori i cili goditi me dorën e tjetrit Berishën, ishte “spurdhjaku” që fshihet pas rojeve të shumta, Edvin Rama.

Kjo njohuri është kaq e qartë dhe e fortë sa dhe vetë gjykata në vendimin e saj kishte më shumë në konsideratë këtë fakt që organizatori është Rama, se sa Gerti Shehun.

Pyetja para Gjykatës ka qenë e thjeshtë:

Kush është i çmenduri: Organizatori apo zbatuesi?!

Me logjikë, kur organizatori është i çmendur dhe realizuesi implikohet.

Për më shumë një pyetje konkrete:

Kush ka kartelë?

RAMA apo SHEHU?!

Dihet botërisht që Rama është i pajisur me këtë dokument “të çmuar”!

Pra gjykata na është treguar intuitivisht shumë “e thellë” në arsyetimin e vendimit të saj:

Mqs ORGANIZATORI është me kartelë kështu është dhe zbatuesi kamikaz!

Aferim Gjykatës sonë të lavdishme që e vuri gishtin mbi fajtorin e vërtetë: TË ÇMENDURIN!

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …

Leave a Reply