Pas kanabisit, rikthehen edhe bastet sportive, qeveria 10 licenca kombëtare

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt ligjin për lejimin e basteve sportive on-line. Në rang vendi do të jenë deri në 10 licensa kombëtare me afat 10 vjeçar, gara për të cilat do të njoftohet nga autoriteti e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ne faqen e tij zyrtare, në gazetat ndërkombëtare si dhe në Buletinin e njoftimeve publike.

Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro.

Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Po ashtu subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 dy miliardë lekë, ose rreth 20 milion euro xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Sipas projektligjit, Bastet sportive on-line do të luhen nëpërmjet pajisjeve elektronike apo kompjuterike si smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e këtij aktivitetit.

Loja do të zhvillohet vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga Komisioni i Licencave. Projekt ligji i qeverisë që rikthen bastet sportive, në formatin on-line pritet të futet në kalendarin e punimeve te kuvendit sesionin e ardhshëm që nis në shtator.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply