Nga Redin HAFIZI
Në Tiranë Veliaj duhet rrëzuar për turpin e tij dhe krenarinë e çdo qytetari. Ndërkohë njerëzit e turpit janë vërdallisur rreth Bashës dhe Veliajt.
Përballë demokratëve në 29 korrik Basha po kërkon të bëjë gati ndryshimin e “G99” në PD, pra Basha ka hequr dorë nga zgjedhjet dhe e kërkon fitoren duke thithur shoqata joqeverritare që financohen nga organizata “Mjaft” e vetmja organizatë me status të përhershëm për financime nga “Open Society” në territorin Shqiptar.
Nuk ka shprehje më të fortë dhe më afër karakterit të kryebashkiakut Veliaj kur unë do të citoj vargjet e Librit të Gjonit në kapitullin 10 dhe vargu 10: “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur dhe për të vrarë e për të shkatërruar. Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk”.
Pastërtinë e kërkoj në besim dhe në besim nuk ka mashtrim.
Nuk ka mashtrues më të madh dhe të paskrupullt se Erion Veliaj që shpesh përdor shkrime të Biblës, por edhe Toni Gogut i dërgon mesazh të thotë se e mban Biblën me vete. Nga ana tjetër dihet çfarë idioti është Toni Gogu, por e reja është që ai as nuk di çfarë flitet në Bibël, por Zoti i tij është vetëm një mashtrues si Erion Veliaj.
Në librin e Gjonit, kapitulli 8 dhe paragrafi 44 deklaron: “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj. Ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë gënjeshtrën, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i saj”.
Unë ende mendoj se mashtrimet me mbështetje të fortë politike nga jashtë, sjellin lëvizje anarkiste në vendet përkatëse dhe fatkeqësisht kanë sjellë luftë në Irak. Shpesh anarshizmi paraqitet si lëvizje për liri, por nëse drejtësia funksionon në kohë atëhere anarshistët duhen dënuar.
Anarshizmi në veprim është akt që kundërshton shtetin, pra asnjë forcë që mbështet komunistët e PS mund të krijojë shtet. Them komunistët pasi janë vërtetë pasardhësit e PKSH, PPSH dhe në kongresin e dhjetë u bë kërkesa për të ndryshuar emrin e jo për të pranuar krimet siç Dritëro Agolli kërkoi. Sot ne vuajmë në radhë të parë mashtrimin për vrasjet dhe krimet në 82 vjet PS.
Një miku im më dha strukturën e zgjedhjeve normale në Shqipëri. Ai më thotë se nuk ka të bëjë projekti, por sa i besueshëm bëhesh kur flet me njerëz dhe bën njerëz për vete. Në rastin e projektit nuk mund të mashtrosh pasi aty duket serioziteti. Ndërkohë për sa i përket sa i bën njerëzit për vete, kjo i përket idesë “Big Brother” dhe funksionon vetëm në vende shumë të varfëra në para dhe jetë nëse kjo praktikë nxjerr produktin e eksperimentit, fituesin e “Big Brother” që kënaqet me shifrën që ka pranuar të shesë jetën e tij private. Aty nuk ka aktrim, por skllavërim. Ata thjesht shiten kundrejt çmimit më të lartë. Ndërkohë më të fortët guxojnë jashtë budallëqeve të tilla. Më të fortët tentojnë të jenë të lirë dhe këtë nuk e vendisin partitë, por vetëm “NE”
Në takimin që Jemin Gjana organizoi për Lulzim Bashën në pallatin e kongreseve, Grida Duma nuk i drejtohej atij me termin kryetar, por shpesh në fjalën e saj ajo i drejtohej si Lulzim. Ndërkohë që kreu i PD nuk mund të jetë një emër, por një proçes, dhe proçesi ngjason shumë me përpjekjet e ambientalistëve për të mbrojtur pemët. Personalisht jam për mbrojtjen e pyjeve dhe pemëve dhe nuk ka se si ky parim të mos efektojë edhe jetën time. Megjithatë pemët me rrënjë të thella kanë qenë nderi i Shqiptarisë. Madje ne i kemi konsideruar heronjtë tanë si lisa të fortë me rrënjë thellë në tokë. Një metaforë e fortë, pasi ne vërtet kemi luftuar për liri dhe demokraci, por vetëm për këtë ndjenjë kombëtare jemi persekutuar, degraduar dhe në fund vrarë nga fuqitë e huaja që në rastin më të mirë kanë kërkuar thjesht kontrollin e kombit tonë.
Në rastin më të keq kanë dashur që të të na zhdukin dhe ne kemi patur genin më të fortë të rezistencës që ndonjë komb tjetër, në numrin tonë, mund të kishte. Kjo është dhuratë e Zotit, por patjetër që duhet shumë punë edhe nga qytetarët për të vënë rregullat se si politikanët duhet të punojnë.
Ka qenë një kohë që lisat vendosnin, por një praktikë e jashtëligjshme e partisë në pushtet ku Fatos Klosi ende paguhet në pozicionin e miut si Ngjela, bën të mundur pagesa edhe për nxitës si Beqiri, Frrok Çupi, apo ndonjë karagjoz tjetër. Këta paguhen nga inceneratorët, pasi ky u kthye në një projekt sponsorizimi dhe shpesh shuma të vogla janë dërguar edhe për studentë në Neë York nga Erion Veliaj apo ndonjë tjetër student.
Këta janë hedhur në mbrojtje të ndryshimit sipas Erion Veliaj që përshtatet me praktikat e Lulzim Bashës. Ky i fundit ka pranuar të jetë mburoja ose mjeti i kërcënimit për qeverrisjen Rama. Ndërkohë Veliaj është individi që vazhdon të dërgojë mesazhe nëpër diplomatë të huaj siç ka bërë gjithnjë. Sot duket një proçes tejet paqësor bashkëqeverisje që sot ka dalë hapur në fushatë. Veliaj po përdor Bashën në Rrogozhinë dhe kjo strukturë do të ndiqet kurdo për sa kohë që qytetarët të ndalojnë së besuari se politikanët bashkëpunojnë shpesh për rizgjedhjen e tyre.
A E KUJTOJMË RASTIN “Grizelda Roshi”
Erion Veliaj përdor gjithçka vetëm për rritjen e tij politike dhe rasti makabër i Grizeldës është rasti tipik, por në mënyrë kriminale. Ndërkohë sot ai po mohon përdorimin e parave të taksapaguesve për interesa të PR privat të kryebashkiakut.
Dihet që është e thjeshtë mënyra e qeverrisjes me mafien e drogës, pasi rregullat bëhen të qarta që në fillim. Megjithatë ka një vështirësi pasi mafia e drogës pranon gjithçka, por nuk duan të humbin paratë dhe më shumë nuk duan të humbin terrenin që kontrollojnë. Kur ata panë Erion Veliajn që nisi politikën duke i thënë “vëllai” kujtdo që i dilte përpara ata kishin besimin se ky individ mund të bëjë gjthçka për pak pushtet. Ky është Veliaj që për pushtet i erren sytë dhe nis projektin “Toni Gogu” ose “Gogëzimin” e politikës, jetës dhe gjithçkaje. Një gjë e tillë do të bëjë të harrohet “Grizelda Roshi”, pasi do të mbushen faqet e portaleve me idiotësitë dhe skandalet e Toni Gogu. A nuk është kjo e qëllimshme?
Ka një praktikë që në heshtje në USA largohen anëtarë të dhomës së perfaqësuesve ose edhe Senatorë. Ku ka zhurmë nuk ka të vërtetë dhe këtë e ka autorizuar që të bëhet lideri i komunistëve të rinj dhe të vjetër Karl Marx, që ka deklaruar se: “Akuzoni çdo armik për atë që ju po bëni. Nëse nuk e dini, këtë e bëni për të krijuar konfuzion. Ndërkohë që konfuzioni politik sjell në lëvizje anarshiste.