Tragjedi në Gramsh! 4 të mbytur në liqenin e Banjës

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmje e sotme në Liqenin e Banjës në Gramsh. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë ditur se, 4 persona, babai me dy djemtë dhe një kushëriri i tyre janë futur në liqen dhe nuk kanë dalë më.

Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari E. Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melis Zogu 20-vjeç,.

Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e RENEA-s  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Drejtuesit të ‘Heritage’: Përfaqësuesit e SHBA nuk mbrojtën interesat e shqiptarëve dhe Amerikës, por favorizuan Sorosin

Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si …

Leave a Reply