Berisha: Për Ramën AZHBR-ja ishte model, BE i ndërpreu 130 milionë euro!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, për Ramën AZHBR-ja ishte model, “e çertifikuar nga BE-ja”, “ku nuk përfitohej me korrupsion”, me “taraf partie”, kurse sot AZHBR-ja është institucioni i ndëshkuar për korrupsion nga BE dhe për shkak të këtij korrupsioni BE ndërpreu fondet prej 130 milionë eurosh për bujqësinë.

Postimi kreut të PD, Berisha

Edi Rama ndihej krenar dhe rrihte gjoksin me AZHBR-në! Për Ramën, AZHBR-ja ishte model, “e çertifikuar nga BE-ja”, “ku nuk përfitohej me korrupsion”, me “taraf partie”, kurse sot AZHBR-ja është institucioni i ndëshkuar për korrupsion nga BE dhe për shkak të këtij korrupsioni të saj, BE ndërpreu fondet prej 130 milionë eurosh për bujqësinë e Shqipërisë!

Krifca e AZHBR-së, fondet e BE-së për fermerët ia dha Zotos së djegësave të qeverisë. Përpara drejt vjedhjeve të reja!”, e mbyll shënimin e tij, Berisha, duke e shigjetuar Ramën pikërisht me moton e fushatës së fundit elektorale të PS-së, ”Përpara”.

 

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …

Leave a Reply