Nga Edi PALOKA
Ne se kjo qeveri e korruptuar e kriminale, nuk rrezohet me çdo menyre atehere vetem te zeza e presin kete vend. Por kjo mund te ndodhe vetem kur shqiptaret te kuptojne se per te patur drejtesi e per te jetuar me dinjitet, duhet luftuar e sakrifikuar.
Boll u justifikuat se nuk ngriheni per karrigen e ketij apo atij politikani. Ngrihuni per te drejten dhe dinjitetin tuaj e pastaj “karriget” jepjani atyre qe mendoni se e meritojne. Po ne se nuk ngriheni te rrezoni keta monstra me pushtet, asgje e mire nuk do te vije vete. E keqja do te trokase ne deren e te gjitheve.
Ne gjithe boten e qyteteruar, popujt ngrihen vete per te drejtat e tyre. Nuk i organizon asnje parti protestat as ne France, as ne Itali, as ne Greqi e askund…Vetem shqiptaret presin nga partite e ca me keq kur opozita i therret ne protesta fillojne e gjejne justifikime se nuk dalin ne protestat e organizuara nga ky apo ai.
Ngrihuni per vete pra dhe per femijet tuaj, ndryshe do te jete vone kur ta shihni se e keqja ka ardhur dhe ne deren tuaj!