Mafia qeveritare “fiton” në Rrogozhinë

Makineria elektorale e manipulimit fiton në Rrogozhinë. Edhe pse më 14 maj, rezultati zgjedhor ishte i ngushtë, këtë herë makineria elektorale, e denoncuar nga opozita, shënoi një fitore më të thellë.

Për ironi, edhe pse një ditë e nxehtë korriku dhe një palë zgjedhje të ripërsëritura, numri i votuesve ishte më i lartë.

Pas mbylljes së numërimit, Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, duket se do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Rrogozhinës, pasi në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut ka arritur të mundë rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6658 vota ose 57 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota ose 42 %.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply