Revolucioni bulldozer ndaj marrëveshjes

Nga Redin HAFIZI

Nëse kujtoni në vitin 2005 Berisha u rikthye në pushtet me rruspat ndaj çdo gjëje ilegale dhe në atë kohë ndërtimi ishte simbol i ilegalitetit në Tiranë. Kryetari i Bashkisë në atë kohë dhe kryeministri aktual kishte bërë pakt me mafien e kokainës për të pastruar paratë në ndërtimet në kryeqytet. Kaluan tetë vjet qeverrisje e Berishës dhe nuk u kuptua përse rruspat nuk u panë kurrë. Megjithatë Rama vazhdonte me marrëveshjen e tij me grupin “Kokaina” dhe Berisha vazhdonte me sukseset në arenë ndërkombëtare, ndihmuar në atë kohë edhe nga Administrata Bush.

Të majtët ekstremistë në Shqipëri të përfaqësuar nga Erion Veliaj po bënin gjithçka që të denigronin mbështetjen Amerikane në atë kohë për qeverrinë Berisha. Ishte koha kur Berisha deklarohej si burrë shteti edhe pse katër individë ishin vrarë në bulevard. Patjetër që ishte i tillë në atë kohë, pasi dinte të bënte marrëveshje me Ramën që ishte kryetar i opozitës dhe nga ana tjetër Rama dinte si të fuste në xhep Erion Veliajn që kishte ardhur me paratë e Soros në Shqipëri me shpresa të mëdha për globalistët. Në 2013 marrëveshja për të lëshuar pushtetin me premtimin që Basha, një tjetër Veliaj në politikë të merrte drejtimin e PD. Them se në 2013 ishte marrëveshje, pasi Berisha kurrë nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve aq shpejt sa në 2013. Ai deklaroi dorëheqjen në mesnatën duke u gdhirë dita pas zgjedhjeve. Ende nuk kishte nisur numërimi. Pra marrëveshja vazhdonte siç kishte nisur në 1991.

Çdo gjë u prish në 2021 kur nga Soros u tentua bashkëqeverrisja, por Berisha e bllokoi dhe Rama nga ana e tij bënte thirrje Bashës që të largonte Berishën nëse donte të bëhej pjesë e marrëveshjes. Si i paaftë dhe mashtrues që është Basha i hyri një rruge qorre dhe në këtë qorrsokak futi gjithë politikën në kurriz të qytetarëve. Shpallja “non grata” kthehu Berishën në politikë, i dha forcë Edi Ramës në marrëveshjet e tij të pista dhe dhunoi çdo përpjekje të forcave të reja politike me orientim qytetarin. Madje tërheqja e Bashës dhe Kryemadhit nuk bëri gjë tjetër veç degradimin e politikës dhe humbjen e besimit të qytetarëve tek politika. Pikërisht në këtë moment zërat kundër marrëveshjeve okulte nisën të dëgjohen. Nuk është e thjeshtë, pasi media në Shqipëri kontrollohet, por sërish disa zëra dolën. Kishte edhe ndonjë protestë që shpejt u shua pasi nuk është kollaj të luftosh establishmentin. Pandemia e uli vrullin e politikës dhe krijoi një kaos komunistësh në të gjithë botën, por ja ku jemi në 2023 dhe zërat janë sërish më të fuqishëm. Thika ka kohë që ka prekur kockën dhe nuk vazhdohet më kështu.

Marksi ka thënë: “Akuzo armikun tënd pikërisht për atë që po bën, ndërkohë në këtë mënyrë krijon konfuzionin”. Dy gjëra janë të vërteta në këtë shprehje për Shqipërinë. E para dihet që marksistët janë me shumicë në politikë dhe e dyta është se që nga 1991 ka një konfuzion ku qytetarët nuk kuptojnë se kur do të mbarojë postkomunizmi dhe politika të nisë të punojë për qytetarët.

Kjo nuk do të ndodhë me vullnetin e lirë, por forcat e reja dhe emrat kritikë në politikë të nisin revolucionin. Sot rruspat nuk bëjnë punë, por individë si Shabani, Hajdari, Llapaj ose edhe krerët e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” duhet të mësojnë të ngasin bulldozer që të shtyjnë në greminë të vjetrën që vazhdon me marrëveshje. Djegësit janë thjesht mesazh me kërcënime të ndërsjella, por bulldozer është mjeti i duhur sot në politikë për të zhdukur establishmentin që po i bën ende keq qytetarëve, familjarëve tanë. Nuk mund të tallemi dhe të merremi me shpulla nga politika e vjetër. Nuk ka më bashkëvuajtës apo bashkëfajtorë, por duhet të ketë drejtësi për vuajtësin dhe fajtorin. Si emigrant unë di ta ngas bulldozer. Shpresoj që profesorët kritikë të regjimit ta mësojnë përpara 2025.

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …

Leave a Reply