Video/ Jemini kur mendoi se u fikën kamerat: Anëtarësia është tkurrur në mënyrë drastike!

Jemin Gjana, me një mbyllje epike ‘off the record’ të konferencës së shtypit, ka sintetizuar thelbin e luftes së shefit të tij, Lulzim Basha.

Kur mendoi se kamerat ishin fikur dhe biseda ishte e lirë, Gjana ka lëshuar urimin për qokën e vërtetë të Lulit: Ta gëzojme vulën! Sipas tij, fakti që vula nuk gjendej në zyrat e partisë u bë shkak që të prodhohet një e re.

Ai konfirmoi se anëtarësia e Partisë Demokratike është tkurrur në mënyrë drastike. Në konferencë Gjana sqaroi se tashmë Partia Demokratike ka diçka më shumë se 25 mijë anëtarë, ndryshe nga mbi 75 mijë që kanë qenë në vitin 2021./ Dosja

 

About Redaksia

Check Also

Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …

Leave a Reply