Nga Lutfi DERVISHI
Njoftim i policisë së shtetit:
Strukturat e policisë së shtetit janë angazhuar maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerise.
Pas denoncimeve në media, Drejtoria e Krimeve të Rënda shpall publikisht zhdukjen pa gjurmë të vulës së subjektit politik Partia Demokratike.
Aktualisht është ngritur një grup i posaçem operativo-hetimor i cili hartoi një plan masash për të lokalizuar, gjetur dhe kthyer pronarit vulën e zhdukur pa nam e pa nishan.
Plani i masave përfshin ngritje postoblloqesh në hyrje e dalje qytetesh dhe fshatrat, krehje të zonave ku dyshohet se është fshehur vula, kontrolle trupore e ambientale nga forcat e FNSH dhe RENEA, koordinimin me organet e tjera ligjzbatuese në vend.
Po kështu, vula është shpallur në kërkim kombëtar me kartelë rozë dhe ndërkombetar, me kartele të kuqe.
Në këtë kuadër po bashkepunohet intensivisht dhe janë ngritur skuadra hetimore të perbashketa me Interpol, Europol, Eurojust si dhe me vendet partnere përtej Adriatikut dhe Atlantikut.
Për këdo që jep informacion për vendndodhjen e vulës dhe pengmbajtesin e saj Drejtoria e Policisë së Shtetit ka vënë në dispozicion 24/7 nr tel 0694100001.
Garantojmë sigurinë e anonimatit dhe një shpërblim prej 100 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm.
Policia e shtetit me këtë rast u bën thirrje partive politike të ruajnë vulat dhe të zbatojne legjislacionin në fuqi duke vendosur kamera në dhomën ku qëndron vula.
P.S
Për shkak se vula është shpallur në kërkim ndërkombëtar operacioni për gjetjen dhe kthimin e saj pronarit ka këto emra të koduar:
-Në vendet anglisht folëse “SEAL”.
-Në Turqi dhe vendet turkophone: ”Myhyr”.
-Në Greqi: “Sfavidha”.
-Në Holandë: “Stempel”.
-Në Kinë: “Xi”.
-Në vendet arabisht folëse: “Khatam”.
-Në vendet shqip folëse: “Vulëhumburi”!