Video/ Kurti vazhdon talljen me Ramën: “Ballkoni i Hapur” ishte i hapur…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vazhduar talljen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nismën e ‘Ballkanit të Hapur’. Kurti, ballkonit të qeverisë, për të disatën herë i është referuar si “Ballkoni i Hapur”. Ai njoftoi në mesnatë për një takim me praktikantët e qeverisë, raporton Gazeta Express.

“Ballkoni i Hapur i Qeverisë, sonte ishte i hapur për të rejat dhe të rinjtë, përfitues nga Programi “Praktikë në Qeveri””, shkroi Kurti në Facebook në orën 23:59.

“Janë afro 250 të rinj, prej tyre rreth 80% vajza, që janë angazhuar në institucione të ndryshme qendore, nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, e Drejtësisë, e Mjedisit dhe Infrastrukturës e deri te Galeria Kombëtare e Ministrisë së Kulturës e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Ministrisë së Bujqësisë, që për gjashtë muaj ndjekin praktikën me pagesë. Ata janë praktikantë në qeverinë tonë, e cila është qeveri e një praktike të re: të shërbimit, barazisë, progresit”, shkroi Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë së fundmi se nisma e “Ballkanit të Hapur” e ka kryer tashmë misionin dhe se tani duhen fokusuar te Procesi i Berlinit. Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet dy kryeministrave bënë që Kurti të mos e presë Ramën në vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar në Kosovë dhe të mos i shkojë atij në Tiranë në një takim të thirrur me liderët e rajonit.

About Redaksia

Check Also

Votimi/OKB njeh gjenocidin në Serbenicë, Vuçiç mbulohet me flamurin e turpit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë. …

Leave a Reply