Berisha: Me ndihmën e Ramës, Gjoka ka grabitur 100 mijë metra katrorë në Velipojë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me ndihmën e Ramës, Pëllumb Gjoka ka grabitur 100 mijë metra katrorë në Velipojë! Bistri është përbindësh i krimit. Berisha tha se, Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri, por mbi Pëllumbin ishte Bistri.
“Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.
Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.
Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino.
Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri, por mbi Pëllumbin ishte Bistri.
Bistri është një nga eksponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai drejtonte Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit. Oltion Bistri është një përbindshëm i krimit.
Nga hajdut ordiner te autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit.
Ai zbatonte urdhrat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij në krim, ndaj edhe ata ia mbathnin lirshëm se njoftoheshin para se të ekzekutohej urdhri.
Të gjithë ata që zbatojnë ligjin, do kenë mbështetjen e plotë të PD”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply