Berisha: Damiani i zhytur gjer në vesh te skandali i energjisë së djegësit në Elbasan

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha, tha se Damian Gjiknuri është i zhytur në aferën e djegësave, madje në një dimension pak të trajtuar, atë të energjisë së djegësit të Elbasanit.

Berisha e akuzoi Gjiknurin dhe Ramën se po vjedhin në mënyrë skandaloze energjinë që do prodhohet nga ky djegës. Por në një konferencë për shtyp sot, Damian Gjiknuri tentoi që t’ia kalojë përgjegjësinë Edi Ramës.

“Autorizimi që ka dhënë ministri i Energjisë ka qenë në zbatim të ligjit në zbatim të kontratës së lidhur, ku thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me leje dhe autorizimet e nevojshme duke cituar edhe ligjet konkrete. Ju, po t’i referoheni… Unë i nxora se ma mori mendja që mund të bëhej kjo pyetje… Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore,” tha Gjiknuri.

Por kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën për shtyp tha se ky është një mashtrim i hapur i Gjiknurit.

“Është një mashtrim fund e krye. Cc’është e vërtetë, që të jemi realistë, për impiantin e energjisë me 2.3 megavat, duhej të vendoste Këshilli i Ministrave, sepse me kapacitetet mbi 2 megavat, autorizimin duhej ta jepte Këshilli i Ministrave.

Dhe vendimin e ka marrë vetë Gjiknuri. Unë do u dërgoj vendimin. Por Gjiknuri është gjer në vesh, sepse është një koncesion 25-vjeccar. Sipas vendimit të Gjiknurit, koncesionari është i detyruar t’i blejë koncesionarit prodhimin e energjisë për 25 vite rresht, kur kjo ndërtohej 100 përqind me paratë e qeverisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Rroskovecit e humbi “betejën” e parë në Gjykatën e Posaçme

Nga Luan BAÇI Bufi i Rroskovecit e humbi “betejën”e parë të saj në Gjykatën e …

Leave a Reply