Berisha: Demokratët nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi sot zgjedhjet që do zhvillohen për kryetarin e asaj që njihet si “partia e vulës”. Berisha tha se, demokratët nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Unë kam besim të plotë te demokratët. Te idealet e tyre demokratike. Se nuk do i lejojnë kurrë vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Të turpshëm, me të cilin nuk kanë qëllim tjetër, vetëm të krijojnë një patericë të tyre, njëlloj siç bëri Ramiz Alia në vitin 1991, që shpalli Frontin apo Organizatën e Gruas si organizata elektorale.

Unë kam bindjen që demokratët do qëndrojnë në lartësinë e tyre.

Jam i bindur se demokratët nuk do i lejojnë vetes të implikohen apo të mbështesin një skenar që me të vërtetë përbën skenarin më të turpshëm në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik,” tha Berisha.

I pyetur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Berisha tha: “Këshilli Kombëtar i PD është ai që përcakton statuti i PD. Por deputeti Gazment Bardhi si deputet është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD”.

Berisha deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën.

“Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por do të shkojë në zgjedhje pas largimit të Edi Ramës na pushteti. Pa Edi Ramën, opozita është fitimtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply