Sofizmat e Rilindjes si trampolina për t’i shpëtuar gjykimit

Nga Ilir ÇUMANI

Në Konferencën e sotme për Shtyp me gazetarët, Damian Gjiknuri përsërit në mënyrë të rafinuar refrenin e “Gjinkallave të Rilindjes” për ti anashkaluar thelbit të pyetjes që i bëjnë gazetarët.

Ai thotë:

“Njohja me një person nuk të bën detyrimisht fajtor….”

Pyetja me e drejtëpërdrejtë dhe e shkoqur e gazetarëve profesionistë dhe ta paanshëm për Gjiknurin dhe Gjiknurat e tjerë të Rilindjes duhet të shtrohet me shkoqur:

“Njohja e një politikani të rangjeve të larta si Gjiknuri me persona të identifikur si autorë të Botës së Krimit dhe Korrupsionit, a e bën z. Gjiknuri potencialisht dhe minimalisht si njeri të dyshimtë dhe të hetueshëm nga SPAK…!?

Kaq të thjeshta janë gjërat nëse duhet t’ju shkohen deri në fund….!

Të tjerat sofizma me SIKUR, si nga ana e Gjiknurit ashtu edhe nga ana e “Gazetarëve të Pavarur” që dirigjohen nga Mafia e enceneratorëve në të ashtuquajtura “Konferenca Shtypi”, janë Bla…Bla…Bla…vetëm për ti hedhur hi syve të verbërve që nuk shikojnë mullarin e bëmave dhe gjëmave që po shohim çdo ditë në këtë vend….

Kaq!

About Redaksia

Check Also

Republika e Mafias

Nga Luçiano BOÇI Në një shkrim pa bujë por me plot kuptim një gazetar i …

Leave a Reply