“Telenovela” Kylian Mbappe po shkon drejt fundit, zbulohet kërkesa e PSG ndaj Realit

Ylli francez i ka prishur përfundimisht punët me Paris Saint-Germainin, i cili është i gatshëm ta shesë futbollistin problematik. Dhe “Marca” ka zbuluar shumën e parave që po i kërkon kampioni francez për ish-futbollistin e Monacos. Sipas medias spanjolle, klubi nga “Parku i Princave” i kërkon 250 milionë euro për kartonin e 24 vjeçarit.

Mbetet të shihet nëse presidenti i Realit, Florentino Perez do të jetë i gatshëm ta paguajë këtë shifër, e cila do ta thyente rekordin botëror, të cilin e mban braziliani Neymar, që ishte transferuar për 222 milionë euro nga Barcelona pikërisht në PSG.

Parisienët së fundmi e morën një ofertë prej 300 milionë eurosh nga Arabia Saudite për Mbappen, por lojtari ishte kategorik në refuzim pasi në mendjen e tij është vetëm klubi mbretëror spanjoll.

Përfaqësuesin francez thuhet se e duan edhe dy klubet angleze, Liverpool e Arsenal, por kampioni i botës me Francën i ka idetë e qarta rreth së ardhmes së tij.

Mbappe refuzoi ta vazhdonte kontratën me PSG-në për një vit tjetër, ndonëse e kishte lënë si opsion kur e nënshkroi kontratën dyvjeçare me këtë klub në verën e vitit të kaluar, kur e “tradhtoi” Real Madridin.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply