Nga Redin HAFIZI
Ka një mur që duhet shkatërruar dhe një urë për t’u ndërtuar. Kjo është shprehja legjendë e doktorrit Ylli Popa në 1990. Të gjithë menduam se muri që krijojnë komunistët u rrëzua me murin e Berlinit. Jo. Komunistët janë lindur që të krijojnë mure. Ata krijojnë mure të një disniveli të pakrahasueshëm por gjithçka në fshehtësi ku nuk mund të diskutohet për këtë disnivel. Sot Shqipëria është kthyer sërish në atë kohë dhe po përjeton suksesin e komunizmit fatkeqësisht për qytetarët Shqiptarë që në përgjithësi janë konservatorë në ideologji dhe terma socialë. Në Shqipëri sot tentohet të zhduken simbolet që na bëjnë krenarë dhe qeverria po mundohet të na injektojë qeliza të huaja për trashëgiminë tonë. Sot ne nuk flasim për Beslidhjen e Lezhës, për ditëlindjen e Skënderbeut. Ne sot nuk flasim për gjuhën tonë që është shumë e mirë dhe e bukur. Askush nuk flet për demokracinë e gjuhës sonë që është kaq e hapur përballë huazimeve nga gjuhët e tjera dhe këtu ngjason shumë me anglishten e Amerikanëve. Gjuha është shprehje e shpirtit të kombit dhe kur jemi të hapur jemi vërtetë të lirë.
Në Shqipëri flitet për gjithçka, Iglesias, Martin, Dua Lipa, Rita Ora, parada gay në majin e Bashkisë së Tiranës, por kurrë nuk diskutohet për familjen Shqiptare. Askush nuk diskuton se si dy prindër, nëna dhe baba mund të jenë të suksesshëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Kjo nuk ndodh për sa kohë ne do të mbështesim murin që na ndan.
Establishmenti krijon murin që na ndan për të parë të vërtetën, për të parë imoralitetin e shoqërisë që ushqen krimin ndërkombëtar, varfërinë e familjes që elita politike e ka eksperimentuar në kontinentin Afrikan dhe në Shqipëri. Sot nga Shqipëria qytetarët po ikin nga sytë këmbët dhe e njëjta gjë ndodh në Afrikë. Në këto vende ndërhyn muri i establishmentit për të bërë ndryshimin dhe për të grabitur pronat dhe pasurisë kombëtare të këtyre vendeve.
Në Shqipëri është i njëjti mur mes bizneseve të qeverrisë dhe pasanikëve e kriminelëve që vijnë në ndihmë nga njëra anë. Ndërkohë që nga ana tjetër qëndrojnë qytetarët, të moralshëm, të varfër në kushtet e mbijetesës dhe që vazhdojnë të ikin nga Shqipëria.
Media është një fatkeqësi në Shqipëri. Ato funksionojnë si zyra të vogla nën varësinë e zyrës së kryeministrit dhe kështu krijohet muri. Media nuk duhet të shkojë aq lart, por duhet të ulet poshtë tek qytetarët dhe të testojë interesin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që sondazhet bëhen të besueshme. Ndërkohë në Shqipëri mediat bashkëpunojnë me pushtetin dhe dalin me sondazhe duke demoralizuar qytetarët që të votojnë dhe kjo është gabim, jo e jashtëligjshme, por sërish hedh një tullë më shumë në murin që ndan qeverrisjen nga qytetari.
Në një shoqëri demokratike qytetarët janë ata që votojnë dhe janë punëdhënësit e politikanëve. Nëse një kryeministër beson se pushteti i tij buron nga interesa, lidhje dhe dashuri individuale atëherë këtu kemi autokraci dhe autokratët krijojnë mure për të mbrojtur pushtetin me të cilin janë dashuruar. Ndërkohë në ndryshim nga diktatorët, autokratët rrespektojnë ligje, madje bëjnë ligje, por nuk vrasin me urdhër, por dënojnë grupe të mëdha qytetarësh me varfërim në kulm, pranim të imoralitetit shoqëror të sponsorizuar nga grupet kriminale, ose përzënie nga vendi. Ky është rasti i Shqipërisë.
DASH jep lajmin për qytetarët Amerikanë që të kenë kujdes pasi policia Shqiptare në disa zona nuk mundet të mbrojë. Pra zonat nuk kanë pengesa gjeografike, por flitet për zona ku shteti nuk funksionon dhe këto zona përfaqësohen në parlamentin e Shqipërisë. Ndërkohë që Shqipëria nuk ofron besim edhe në të ardhmen. Janë spiunë të sigurimit të shtetit që kanë kapur fushën mediatike të mbështetësve të medias dhe sërisht nuk e kuptoj pse media ende i bie Çiftelisë për të dëgjuar Frok Çupi në festën e Lulzim Bashës që mburret se fiton kryetarllëkun me diçka më shumë se 16 mijë vota. Basha e shndërroi PD në një tullë të murit që establishmenti po ndalon Shqiptarët të jetojnë të lirë.