Ish deputeti i PS donte ta vriste me dron Aleks Ndrekën

Të tjera detaje zbardhet nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në mesin e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.

Arrestimet

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Kujtojmë se policia dy ditë më parë ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera./bw

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply