Një tjetër dëshmi e qartë se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës vjen sot nga Shkodra.
Në procesin nul që po zhvillojnë mbështetësit e Bashës për ta zgjedhur në krye të tyre, një prej komisionerëve të tij në Shkodër është fans i Benet Becit, kryebashkiakut socialist.
Nga fotot e siguruara nga SYRI.net dallohet komisioneri i Bashës, Arbit Boriqi, në procesin e sotëm të votimit, dhe po i njëjti është peson është fans edhe i kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Benet Becit. Bashkëpunimi i Bashës me socialistët nuk është surprizë sepse dihet që është peng i tyre, ajo që vlen për t’u evidentuar është fakti që denoncimet e opozitës së vërtetë se votat e qytetarëve u deformuan dhe u vodhën më 14 maj nga Rama e Basha është një fakt i pakontestueshëm.