Kreu i Mbikqyrjes Policore në dosjen e grupit kriminal

Emri i drejtorit të Mbikëqyrjes Policore del në dosjen e grupit të strukturuar kriminal ku përfshiheshin biznesmenë, drejtues policie, prokurorë e personazhe të krimit.

Ardi Veliu që ka mbajtur për disa vite postin e kreut të kupolës së Policisë, ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të Pëllumb Gjokës me lojërat e fatit, por pavarësisht kësaj, nuk urdhëroi të merreshin masa.

Kjo del nga transkriptet e ardhura nga Franca ku Oltion Bistri flet vazhdimisht me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Në dosjen hetimore përmenden fakte e rrethana ku Bistri e ka favorizuar Gjokën, duke e vënë në dijeni sa herë kishte kontrolle.

Madje ai I thoshte se kishte porositur vartësit të bënin sikur kishin ushtruar kontrolle dhe nuk kishin gjetur asgjë të paligjshme.

Ndërkohë, që për këtë veprimtari ishte në dijeni edhe Ardi Veliu, dhe kjo konfirmohet nga biseda që Oltion Bistri bën me Gjokën.

Shefi i Operacionales i thotë “S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë me çau… I thashë e lë punën se i kam dhënë llafin dhe s’e heq”.

Bistri e këshillon Gjokën të mos e hapë aktivitetin kur ka kontrolle e i kërkon gjithashtu që të mos njoftojë njeri tjetër pasi i shkakton probleme.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply