Rritet nafta, bie euro, qytetarët po masakrohen, qeveria dëfrehet në Tepelenë

Nga Petrit VASILI

Qytetari i masakruar mes rritjes së naftës dhe rënies së euros, ndërsa qeveria dëfrehet në Tepelenë në shkollën verore të hajdutëve.

Qytetari dhe një pjesë e madhe e biznesit janë shndërruar në viktimat ku bien egërsisht pasojat e spekulimit të hapur dhe të pandëshkuar.

Të gjitha instrumentet rregullatore qeveritare dhe jo vetëm janë kapur nga dyshja spekulatore qeveri-oligarki.

Rënia spekullative e euros e ndikuar në masë dërrmuese nga faktorë ekstraformalë, që nuk kontrollohen qëllimisht dhe që nuk ndëshkohen, ka rënë mbi shpinën edhe të qytetarit më të thjeshtë, por edhe të bizneseve kryesisht atyre eksportuese.

Çmimi i naftës është bërë hapur një spekulim i përditshem dhe realisht kriminal. Bordi i Çmimit të naftës de jure u shkri, por de facto vepron po njëlloj.

Ndonese kursi i dollarit ra ne nivele ekstreme po ashtu efhe cmimi i naftes ne bursa ishte teper i ulet, çmimi i naftes ne Shqiperi ishte me e larta ne rajon.

Ndersa ne keto dite te fundit vetem nje rritje fare e lehte e kursit te euros u perdor ne menyre spekullative per ta cuar cmimin e naftes ne 185 leke.

Pra ekonomia familjare e qytetarit ha grushte here nga euro dhe here nga nafta,por e pandryshuar eshte plackitja sistematike spekullative e saj.

Ne nje vend ku do te funksiononte shteti ligjor aktori kryesor, qe do te vigjelonte per mbrojtjen e interesave te qytetareve do te ishte qeveria.

Por mjerisht qeveria eshte e kapur totalisht per fyti nga interesat me te errta te monopoleve, te trafiqeve dhe pastrimit te parase.

Demi ekonomik eshte shume i rende dhe kerkon te hidhet drite dhe te ndeshkohen spekullantet, te cilet gjate gjithe historise se Europes jane ndeshkuar ne cdo kohe dhe shume rrepte bile.

Spekullantet i shohim, jane ne mes te sheshit ata veprojne ne mes te dites pa ju dridhur syri te gjithe i njohin me emer dhe mbiemer, por mbrohen nga qeveria, qe i mbeshtet dhe eshte kliente e tyre.

Spekullimi kryhet kaq trashe dhe me nje arrogance vulgare te hapur.

Organet qeveritare dhe ato te pavarura te ngritura me ligj heshtin me regji.

Ndaj organet e drejtesise duhet te hetojne, te mbrojne qytetaret, te mbrojne veten dhe familjet e tyre, qe jane edhe ato viktima te spekullimit mafioz qeveri oligarki.

Ndaj drejtesia do apo nuk do ka perpara sfiden madhore te mbrojtjes se qytetareve dhe interesit me te larte publik dhe nuk mund te fshihet dot më.

Qytetaret nuk shpresojne asgje nga qeveria dhe Rama, qe defrehen ne Tepelene dhe mbajne shkollen verore te hajduteve.

Qytetaret meritojne te mbrohen dhe jo te masakrohen mjaft eshte mjaft!!!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply