Nga Luçiano BOÇI
E keni dëgjuar atë shprehjen “Fitore si e Pirros”.
(KUPTIMI: Shprehja përdoret tani për të përshkruar një fitore që vjen me kosto të lartë dhe që në fund nuk sjell gëzim e më shumë rezulton si një humbje për “fituesin”.
ZANAFILLA: Fitorja e Pirros ndodhi në vitin 280 para Krishtit, kur ai u përball me ushtrinë e Romës në një betejë të njohur si beteja e Heracleas. Megjithëse Pirros arriti të fitojë këtë betejë, humbjet e mëdha që ai pësoi e bënë fitoren e tij të dukej më shumë si disfatë)
Pas 29 Korrikut kjo shprehje do të zhduket.
Nuk do të ketë më “Fitore si e Pirros” Do zevëndësohet me “Fitore si e Lulit”.
Një fitore që është tërësisht humbje, që nuk ekziston madje, krejt imagjinare.
Me proces imagjinar, me votues imagjinarë, me anëtarësi imagjinare (me “ushtri” 90% “të vrarë” (të përjashtuar) dhe me një fund e qëllim imagjinar.
Kur të përkëdhel historia ajo të fut brenda…
29 Korriku ka përmasë botërore!