Berisha: Front opozitar për ta çliruar Shqipërinë nga ky regjim!

Kreu i PD, Sali Berisha  theksoi gjatë konferencës për shtyp se, krahas analizës së thellë brenda PD, me rëndësi jetike është dhe krijimi i një fronti të gjerë opozitar, me të gjithë elementët e rëndësishëm e opinioni publik që luftojnë çdo ditë kundër këtij regjimi me pendën dhe qëndrimet e tyre.

“Çfarë do bëjmë ne për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim. Do ta çlirojmë ne Shqipërinë nga ky regjim apo do punojmë për të pasur një mandat tonin për të vazhduar si një opozitë stoli e këtij regjimi. Asnjë nga ne nuk e do këtë të dytën por realitetet janë realitete dhe nuk mund ti injorojmë. Ne sot jemi para këtij realiteti. Edi Rama është një ‘mith’, në çkuptim, i pamundshëm, fiton çdo garë, një realitet krejt tjetër, Edi Rama është një kalbësirë që vjedh çdo garë që nuk fiton asnjë garë. Dhe kjo është e vërteta. Edi Rama fiton çdo garë sepse ne nuk kemi arritur ti tregojmë vendin atij pasi ai është një kalbësirë krimi një monument i shëmtuar krimi dhe korrupsioni i pashoq të Europë dhe kudo. Një hajdut i rrethuar nga kriminelë dhe banditë. Një anti demokrat që ndërmerr çdo veprim kundër opozitës. Njeri që paguan me miliona e miliona euro për deklarata për lobime mbështetje etj.

Pra çfarë do bëjmë ne, do mbajmë mithin e tij dhe fitoret kallpe dhe të pamerituara apo realitetin e një kalbësire që duhet të shembur sa më parë.

Më 14 maj votuan mbi 500 mijë shqiptarë për opozitën madje dhe më shumë se ato vota ishin të logos pasi për Lul Bravën dhe Alibashën vetëm ndonjë socialist mund të votonte ose ndonjë njeri që është i kapur në të katra anët, por detyra jonë është që të motivojmë këta njerëz.

U bë një përpjekje për asgjësimin tonë por nuk ja dolën. Kjo nuk mjafton. Kjo nuk mund të jetë çështje krenarie por kjo është çështje beteje.

PD për të pasur mbështetjen dhe besimin e këtyre qytetarëve që e votuan për ta mbrojtur, duhet me çdo kusht ti nënshtrohet një procesi të thellë debati diskutimi analize përmirësimi, zbatimit të statutit të saj. Shumë idera mund të lindin por u garantoj se zbatimi i statutit është rruga më e mirë për të bërë analizën më të mirë dhe të suksesshme.

Në këtë analizë duhet të angazhohen degët kryesitë shtabet elektorale kandidatët sepse ata njohin më mirë se kushdo tjetër problematikat e konstatuara gjatë procesit zgjedhor.

Zonja dhe zotërin, PD do mund të ruaj besimin e votuesve të saj vetëm e vetëm si një parti që do hapet ndaj flukseve të reja, si një parti e cila do bëjë gjithçka për angazhimin në kauzën e saj të drejtë, të personave më me vlerë në komunitetit ku janë, si parti e cila do zgjerojë bazën e saj, do tërheqë elelitën kombëtare brenda dhe jashtë vendit. Kjo analizë duhet të na çojë drejt këtij objektivi.

Kjo nuk mjafton. Që PD të ruajë dhe të avancojë besimin e të djathtës shqiptare është e domosdoshme të mbrojë parimet mbi të cilat ajo bazohet. Në çdo rast dhe rrethanë, në çdo takim dhe debat nuk duhet të lodhemi së përsërituri dhe së mbrojturi vlerat dhe parimet që qëndrojnë në bazë të PD.

Një analizë e tillë do të rivitalizojë forcën e PD në përballjen që vjen. Por duhet të jemi realist. Edi Rama absolutisht që mundet dhe rrëzohet. Dhe është jetike për PD kjo analizë por megjithatë kjo nuk mjafton. Është i domosdoshëm një front opozitar më të gjerë të mundshëm. Kemi të bëjmë me një regjim nuk kemi të bëjmë me një qeveri që ndjek rregullat por kemi të bëjmë me një narko-shtet që ndjek vetëm rregullat e mafias. Në të cilin padrinoja merr çdo vendim ndëshkim dhe masë dhe të cilin vota nuk ekziston. Kemi të bëjmë më një narko shtet me një regjim i cili kërkon një front të gjerë opozitar me të gjitha forcat politike opozitare që duan të përballen me këtë regjim.

Me të gjithë elementët e rëndësishëm e opinioni publik që luftojnë çdo ditë kundër këtij regjimi me pendën dhe qëndrimet e tyre, me të gjitha shoqëritë civile që nuk mëkohet me fondet dhe udhëzimet e partisë.

Krijimi i Frontit Opozitar duhet të jetë një përjekje madhore e jona dhe duhet të fillojë nga puna menjëherë krahas analizës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply