Berisha: Rama bleu votat, përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama bleu votat, përdori zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë. Ai tha në konferencën për shtyp se, Edi Rama përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz, e bandave, krimit, i cili është omnipotent në çdo segment.

“Edi Rama, siç e dini një armik i egër i opozitës dhe i lirisë urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos rregjistrojnë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos rregjistrojnë kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë të koalicionit opozitar. T’i japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe t’i japë mbi 1 milionë e 2 qind mijë euro veglës së tij Brava- Alibasha.

Në blerjen e votës ai mobilizioi buxhetin e shtetit, fondet e sigurimeve shoqërore, të të gjitha resurseve financiare në kundërshtim me ligjet duke dërguar zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë dhe shpalli rritjen e rrogave për 184 mijë punonjës të administratës. Pra, duke prekur me para në kundërshti me çdo ligj, normë 867 mijë zgjedhës nga 1 milionë e 300 mijë që votuan gjithësej.

Edi Rama përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz, e bandave, krimit, i cili është omnipotent në çdo segment”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Loja me shpronësimet/ Si Qeveria ndryshoi ligjin për të favorizuar investitorët strategjikë

Dhjetra familje që u prekën nga shpronësimi i rrugës Thumanë Kashar, nuk mundën të fitojnë …

Leave a Reply