Berisha: Taulant Balla më i poshtër se Pëllumb Gjoka, të dy kanë porositur vrasje, por Balla bëhet ministër

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Taulant Balla më i poshtër se Pëllumb Gjoka, të dy kanë porositur vrasje, por Balla bëhet ministër. Berisha tha se, miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim më 14 maj dhe ne e denoncuam.

“Ju e keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’. Unë dy gjëra dua t’ju them juve. Ky operacion është rregjistruar në janar, por ky operacion u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës dhe të sillen në Shkodër si pushtues.

Por iu them nga ana tjetër se, miku i ngushtë i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Veliajt, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh.

Pra, miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim më 14 maj dhe ne e denoncuam. Bajrët, që u informuan, që ia mbathën më 14 maj me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me rradhë në të gjithë Shqipërinë bandat.

Por një gjë dua të them, se midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës, edhe më i poshtri është Taulant Balla, sepse Pëllumb Gjoka nuk synoi të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasjen e punonjësit të burgjeve, Hysenbelliut.

Taulant Balla, sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Njëra është dëshmi në sallën e gjyqit, tjetra është interceptim telefonik, të dyja janë valide. Njëri bëhet ministër, tjetri shkon në qeli.

Po pse shkon në qeli tjetri do thoni ju? Duhet të them lavdi Francës, Belgjikës dhe Holandës, se Pëllumb Gjoka do kishte marrë dhe një silver city tjetër, por partnerët kanë dhënë një kontribuyt të jashtëzakonshëm dhe po japin me dëshifrimin, transkriptimin e telefonatave të tyre.

Kurse këto që janë në Shqipëri për Taulantin, këtu bëhet gjyqi, ndërpriten, zhduken me vendim gjykate”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply