Deklarata e Berishës
Erion Veliaj si kryetar bashkie ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion privat për 30 vite në vend të vazhdimit të praktikës së mëpashme për trajtimin e të plehrave, por sipas ligjit dhe kushtetutës, hajduti i parë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj mbasi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, as njeri, asnjë firmë, as edhe kryeministrit nuk mund ti impononte heqjen dorë nga praktika depozitim seleksionim dhe riciklim të mbetjeve dhe zëvendësimin e kësaj praktike me ndërtimin me koncesion të djegësit të Tiranës, apo të ‘djegësit Veliaj’.
Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin, më datë 27 mars 2017 garanton Arben Ahmetaj se Bashkia Tiranë do të përballojë vetë shumën 91 milionë euro për koncesionin e Tiranës që kushtonte 128 milionë euro. Mirëpo ligji e përcakton qartë se çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë vendimi merret vetëm e vetëm nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga kryetari i bashkisë.
Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur vetëm 7 muaj më vonë nga dita e firmës falso të hajdut Velisë. Klani i plehrave Rama-Agaçi-Veliaj firmosën dhënien e bonusit të kësaj kompanie ndonëse e dinin se kompania ‘Integrated Energy BV SHPK’ nuk ekzistonte sepse për këtë ata ishin njoftuar me shkrim nga ministrja Felaj e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania në fjalë nuk ekzistonte.
Por pavarësisht nga këto, në kod ligjor dhe moral Erion Veliaj është është hajduti i parë i djegësit të Tiranës, drejtësia mund të vonojë por kurrë nuk do ta harrojë atë.