Një pyetje “miqësore” për SPAK!

Nga Adriana KALAJA

SPAK ka vepruar shumë mirë me vendosjen e sekuestros preventive mbi inceneratorin inekzistent të Tiranës se, të paktën nuk vijon pagesa 80 mijë Euro në muaj e taksapaguesve të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet.
Po për Truallin e Teatrit Kombëtar, vendin ku ka ndodhur vepra penale dhe që SPAK po e heton, dhe kur Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë kërkuar 37 herë, pse nuk zbatohet i njëjti standart?
Pse SPAK ka frikë të pezullojë rifillimin e punimeve nga mafiozi Veliaj, ndërkohë që bie ndesh me:
1. Vendimin Nr. 29 datë 2.7.2021 të Gjykatës Kushtetuese.
2. Hetimet në SPAK për këtë çështje.
3. Pranimin e kërkesës së Qendrestarëve të AMT-së nga Gjykata e Strasburgut dhe kalimin për gjykim të çështjes.
Nga kush pret urdhër SPAK?
Gjithsesi beteja brenda PS vijon.
Më e ashpër se kurrë.
Klani Veliaj vs Klani Balluku.
Bel(l)a Mafia është superiore se ka Edvinin e Kristaqit pas.
Nga ana tjetër, banditi Veliaj ka nga mbrapa (jo vetëm në kuptimin figurativ) Alexin.
Gjithsesi.
Një gjë por e sigurtë.
Asnjë nuk do i shmanget dënimit për krimet në këtë vend.
Meqenëse jemi te Veliaj, dosjet në SPAK:
17 të Teatrit Kombëtar.
Ardit Gjoklajn.
Inceneratorët.
Ndragheta.
Pastrimi.
Parkimi.
Sheshi Skëndërbej.
Etj. Etj.
Pyetja e fundit për SPAK?
A mund t’i japim me vete një lopatë Veliajt?
Me bisht të madh madje.
PS: Të bëhemi bashkë e t’i blejmë një lopatë me bisht të madh Veliajt t’a ketë te 313.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply