Republikanët duan Trump President, rriten mbështetjet në sondazhe!

Problemet e shumta ligjore të Donald Trump nuk e kanë cënuar statusin e tij si kandidati favorit republikan në zgjedhjet presidenciale të 2024-s.

MadJe akuzat kriminale e kanë forcuar edhe më shumë pozicionin e 77-vjeçarit. Një sondazh i zhvilluar më 31 korrik, sugjeron se manjati i pasurive të patundshme kryeson me 37 pikë përqindje kundër rivalit më të afërt, guvernatorit të Floridas, Rond de Santis.

Në mesin e muajit shkurt, Trump printe me vetëm 2 përqind ndaj De Santis, e ndërsa ylli i këtij të fundit po zbehet, mbështeja për Trump mbetet solide.

Askush tjetër mes 14 kandidatëve republikan nuk e kalon 6 perqindëshin dhe më shumë se gjysma e tyre nuk kanë as 1 për qind të mbështetjeve.

Sipas Clifford Young, president i çështjeve publike amerikane me Ipsos, lidhja mes Donald Trump dhe mbështetësve të tij, që përbëjnë rreth 40 deri në 45% të elektotratit republikan, do të jetë e vështirë të thyhet.

“Ata e shohin botën përmes syve të tij. Baza e tij beson se atij i është bërë një padrejtësi, se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht,” shprehet analisti Clifford Young.

Ish-presidenti amerikan është vënë 2 herë nën akuzë gjatë 4 muajve të fundit; për krime të pretenduara financiare dhe për përvetësim të dokumenteve të klasifikuara dhe pengim të hetimeve.

77-vjeçari mund të jetë gjithashtu në prag të një akuze të tretë, për përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe një të 4 për trysninë e ushtruar ndaj autoriteteve në Georgia për të përmbysur disfatën atje.

Por shumica e Republikanëve i shohin akuzat si një përpjekje e demokratëve për të penguar kandidaturën e tij.

Një sondazh i zhvilluar në qershor nga CBS tregoi se 76 për qind e votuesve republikanë thonë se çështja e dokumenteve të klasifkuara është motivuar politikisht.

Sakaq, 61 për qind e të anketuarve thanë se akuzat nuk e ndryrshojnë opinionin e tyre për ish-presidentin.

About Redaksia

Check Also

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit të kompanive të sigurimeve në qendër të Nju Jorkut

Një burrë është arrestuar për vrasjen e një shefi të kompanisë së sigurimeve të SHBA-së …

Leave a Reply