Front opozitar, protesta të fuqishme dhe qeveri teknike për zgjedhjet

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi sot një mesazh nga takimi i djeshëm i kryesisë.

“Narkoshteti largohet vetëm me protesta!” shkruan Berisha, teksa sjell videon nga takimi.

“Fronti opozitar është vendimtar për organizimin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi. Dhe natyrisht pas kalimit të një qeverie teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë duhet të votojnë të lirë.

Nuk duhet të ketë, mendoj unë, asnjë iluzion se krijimi i frontit opozitar, hapja dhe analiza e Partisë Demokratike do mund të realizojnë qëllimin pa protesta të fuqishme kundra regjimit.

Protestat janë pa diskutim procesi më i vështirë, por këtu qëndron detyra jonë. Ne sot kemi 1 mijë argumente për çdo qytetar për t’i dëshmuar që ky regjim me vota nuk ikën.

Urdhëro farsën që organizoi. Atëherë urdhëro, në qoftë se duam të ndahemi nga ky regjim, duhet të sakrifikojmë protestën.

Nuk ka regjim që i reziston protestës,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/Rama ka shpenzuar 340 milionë euro vetëm për blerje karburanti

Genta VANGJELI Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro …

Leave a Reply