Zbulohet kimioterapia që zhduk tumoret malinje

Shkencëtarët në “Qytetin e Shpresës”, një ndër organizatat më të mëdha për kërkimin dhe trajtimin e kancerit në SHBA, kanë shpikur një kimioterapi, e cila është në gjendje të shkatërrojë të gjitha tumorët malinje në trup.

Pas zbulimit ata publikuan detaje nga studimi i tyre në revistën shkencore Cell Chemical Biology duke shpjeguar edhe se si do të funksionojë kjo kimioterapi me qëllim shkatërrimin e të gjitha qelizave, raporton AlbEu.com.

Deri më tani është vërejtur se forma e përdorur prej shkencëtarëve, vret qelizat kancerogjene dhe nuk prek qelizat e tjera, ndryshe nga sa vepron tani kimioterapia normale, e cila shkakton mjaft efekte anësore. Testimi aktualisht është ende te kafshët dhe pritet marrja e miratimit nga organet përgjegjëse që të fillojë testimi i fazës 1, që bëhet te njerëzit.

Nëse do të rezultojë gjithçka e suksesshme, atëhere njerëzimi ka hedhur një hap të rendësishëm në drejtim të trajtimit të kancerit.

About Redaksia

Check Also

Trump largoi Ramën dhe Vuçiç dhe mori në krah Vjosa Osmanin

Presidenti amerikan mori në krah të tij, Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe largoi Ramën …

Leave a Reply