Betimi i Hipokratit në një shtet hipokrit dhe e drejta për të jetuar!

Nga Iva V.GRILLO

Nuk ka mbetur shume per t’u thene per sistemin shendetesor shqiptar, publik apo privat.

Gjithsesi, akti me i fundit i kesaj tragjedie te vazhdueshme u dha se fundmi “live” para syve te publikut nga nje aktor i njohur, i cili ndoshta luajti rolin me te veshtire te jetes se vet, pa deshiren e tij…

Opinioniste e specialiste te fushes kane dhene mendimet e tyre per situaten alarmante ne te cilen ndodhet ky sistem, por me eksperiencen si punonjese ne korporaten me te madhe shendetesore ne vendin ku jetoj dhe si qytetare nuk mund te rri pa vene ne dukje disa çeshtje morale e etike qe ulerasin, pas aktit te fundit te kesaj tragjedie.

1). Qeveria shqiptare diskriminon haptazi qytetaret e vet duke u cenuar te drejten per te jetuar, ne baze te te ardhurave qe ata kane.

Mungesa e sigurimit te ndihmes se shpejte nga shteti, pa kushte (qofte ne strukturat publike apo duke paguar privatin per nderhyrje emergjente per pacientin) per kategorine e pacienteve me episode te renda cerebrale eshte nje denim me vdekje i shumices se ketyre pacienteve te cilet nuk kane mundesi monetare per te perballuar sistemin privat.

Nje papergjegjshmeri dhe diskriminim i tille i qytetareve ne te drejten e tyre per te jetuar kerkon nje reagim te madh jo vetem nga qytetaret, por se pari nga Urdhri i Mjekut dhe armata e gjithe sistemit shendetesor.

Po keshtu, ne kete ane te botes ku jetoj, studio te njohura ligjore do ta shikonin kete si nje rast te arte per te bere nje te mire publike (dhe pse jo edhe per te rritur profilin e tyre si studio ligjore): duke paditur shtetin qe ka ngritur nje sistem qe diskriminon qytetarin ne te drejten per te jetuar. Hapa te tilla ligjore jane bere promotore ndyshimesh te medha ne boten e zhvilluar, sidomos ne sistemin shendetesor, ku puna per tu permiresuar nuk shteron kurre.

2). Betimi i Hipokratit- Pavaresisht se ku ndodhet nje mjek, ne strukture publike, private, autobus, plazh, avion, etj ekziston nje parim i padiskutueshem: “duty of care”- “pergjegjesia per te dhene ndihmen” e per te bere me te miren per t’i shpetuar jeten pacientit, sidomos ne kushte te nje emergjence.

Nje strukture private vertete kerkon te maksimizoje fitimin e vet, por nuk duhet te kete asnje force qe te ndaloje nje mjek te beje me te miren per pacientin e tij, ne nje situate emergjente ku jeten nga vdekja e ndan nje fije peri.

Ideja se nje mjek shikon perpara tij nje pacient qe kerkon nderhyrje emergjente, i ka mjetet dhe mundesite, por nuk vepron sepse pret qe te paguhet fatura, eshte ne kufijte e kriminales.

Ideja se mjeke e profesore me emer dhe reputacion nuk ngrene zerin per mungesen e nje sherbimi urgjence te tille ne sistemin publik dhe nderkohe ne privat, ku jane te dy-punesuar, shpetojne vetem jetet e me fatlumeve qe arrijne te mbledhin parate ne kohe, eshte nje barre e madhe morale per kedo qe behet aktor ne kete maskarade me pasoja tragjike.

3). Shpresoj me te miren per aktorin qe po kalon momente te veshtira. Uroj t’i kthehet jetes se pari per veten e tij, familjen e skenen.

Gjithsesi ai edhe pse pa dashje tashme eshte bere “Poster Boy” qe deshmon deshtimin e nje sistemi shendetesor jo-human dhe shpesh grabitqar.

Shpresoj qe ai dhe familja e vet t’ia kthejne miresine shqiptareve te thjeshte te cilet i ndihmuan ne momente te veshtira: duke advokuar per sherbime urgjence jo-dikriminuese per cdo fatkeq tjeter qe mund te jete ne poziten e tyre, por qe nuk ka famen e mundesine per te mbledhur 20,000 Euro brenda dy oresh.

Nderkohe Ministresha e Mjekesise i ka borxh njerezve te pakten nje deklarate publike, ku te spjegoje cilat jane arsyet qe nje sherbim jetik urgjence i promovuar me “tamtame” ne 2017, i eshte hequr sektorit publik, duke mos u siguruar asnje mundesi alternative qytetareve per te shpetuar koken… pa pasur nevoje te shesin shtepine!

#stopfarsesrama

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply