ESTERO, FL - OCTOBER 31: President Donald Trump greets Florida Republican gubernatorial candidate Ron DeSantis during a campaign rally at the Hertz Arena on October 31, 2018 in Estero, Florida. President Trump continues traveling across America to help get the vote out for Republican candidates running for office. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Edhe rivali kryesor DeSantis në krah të Trump

Pavarësisht akuzave kundër tij, ish-presidenti Donald Trump, vazhdon të sfidojë pritshmëritë, ndërsa kryeson listën e kandidatëve të tjerë që synojnë emërimin nga Partia Republikane, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, i hedh një vështrim rrugës së paprecedentë të ish presidentit për t’u rikthyer në pushtet, ndërsa të martën ai u padit sërish me akuzë penale nën dyshimet se ka bërë përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Për shumë amerikanë duket se nuk ka një qëndrim të mesëm për ish presidentin Donald Trump. Ata ose e duan, ose e urrejnë atë.

Ish-presidenti i ka shfrytëzuar paditë federale kundër tij për të fituar mbështetje në fushatën zgjedhore, duke pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Këto janë aktakuza qesharake dhe gjithçka që ata po bëjnë është një ndërhyrje masive në zgjedhje. Këtë po bëjnë. Ata duan të dëmtojnë kandidatin kryesor”, thotë ish-presidenti Trump.

Pas çdo aktakuzë të re, përkrahja për të mes votuesve republikanë është shtuar dhe ai kryeson me një epërsi dyshifrore në garën brenda Partisë Republikane.

Shumë nga rivalët e tij, përfshirë edhe Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, thonë se janë dakord me të.

Të njejtën mbështetje jep edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ata përndjekin këdo që kandidon kundër presidentit Biden. Siç duket sa më mirë të dalësh në sondazhe, ka më shumë gjasa të akuzohesh”, thotë Kevin McCarthy, ligjvenës republikan, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Të tjerët e drejtojnë zemërimin e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimet për aktakuzat e së martës.

“Ajo që po bën prokurori Jack Smith, është shfrytëzimi i qeverisë dhe Departamentit të Drejtësisë si armë kundër presidentit Trump në një gënjeshtër të plotë për të dhe 6 janarin”, thotë Marjorie Taylor Greene, ligjvënëse republikane.

Kjo mbështetje, sipas profesorit të historisë në Universitetin e Teksasit, Jeremi Suri, mund të jetë në interesin e vet kandidatëve kundërshtarë të zotit Trump.

“Mbështetja që zoti Trump po merr nga kandidatët dhe zyrtarët e tjerë republikanë vjen nga fakti se sistemi i zgjedhjeve brenda partisë nuk është fort i drejtë. Ai favorizon një grup të vogël republikanësh, që dalin për të votuar në zgjedhjet paraprake, por që nuk përfaqësojnë gjithë partinë. Gjithsesi është vota e tyre që përcakton kandidatin fitues të partisë për zgjedhjet presidenciale”, thotë Jeremi Suri, profesor në Universitetin e Teksasit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë rol në problemet ligjore të ish presidentit Trump.

Ndërsa kjo situatë mund të mos jetë faji i presidentit Biden, kjo megjithatë përbën një problem. Profesor Suri thotë se presidenti duhet të bëjë tre gjëra: E para, të mbrojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Së dyti, të sigurohet që sistemi i drejtësisë të bëjë punën e tij. Dhe e treta, sipas Profesor Surit është që:

“Presidenti Biden duhet të edukojë publikun për këtë çështje”.

Presidenti Biden ka pak më shumë se një vit për ta bërë këtë përpara se amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit.

About Redaksia

Check Also

Miku i Ramës, Vuçiç në prag të largimit nga protestat, reagimi i tij: Nuk do të iki si Asad

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po …

Leave a Reply