Kërcënimi i Ahmetajt/ Berisha: Hetuesit ta pranojnë si bashkëpunëtor të drejtësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Arben Ahmetaj është kërcënuar nga burgjet, hetuesit të shkojnë atje dhe ta pranojnë si bashkëpunëtor të drejtësisë.

“Kërcënimet me jetë ndaj familjes së Ahmetajt që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de jure, ligjërisht dhe penalisht, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj.

Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë.
Shqiptarët, mbi të gjitha duan të zbardhet e vërteta dhe të marrin mbrapsht paratë qindra milionë që ky grup i grabiti atyre me këtë aferë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Ky ishte mëngjesi turistik i Vlorës, tym e blozë!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi pamjet tronditëse nga pasojat e flakëve në vendin e …

Leave a Reply