Si u vra dhe u hodh Luljeta, 3 vajza të përfshira në krim: Të pathënat e ngjarjes poshtë Urës së Dajlanit

Luljeta Preza, 32 vjeç u vra në mënyrë makabre dhe u hodh poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.

Trupi i saj i pajetë u gjet ditën e djeshme rreth orës 10:30. Policia thotë se ka arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes, Aldo Brahimi, 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Ylli Grabovari, 45 vjeç, banues në Durrës.

Shkak i vrasjes është bërë një konflikt i çastit, pasi Luljeta së bashku me dy autorët dhe tre shtetase tashmë nën hetim kishin konsumuar kokainë.

Pas konfliktit, Brahimi dhe Grabovari e kanë qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur mes baltës.

Gjetja e trupit

Ditën e djeshme policia njoftoi se kishte gjetur trupin e një shtetaseje endacake. Uniformave blu iu deshën disa orë për ta identifikuar dhe për të konstatuar se vdekja nuk kishte ardhur nga shkaqe natyrale, por ishte vrarë.

Shoqërimi i 17 personave 

Pas gjetjes së trupit, ditën e djeshme policia shoqëroi 17 persona të cilët mund të kishin informacion për ngjarjen. Pasi u morën në pyetje ata u lanë sërish të lirë, por mësohet se u ishte vendosur përgjues. Ky detaj bëri të mundur edhe zbulimin e dy autorëve të dyshuar të cilët sapo ishin larguar nga ambientet e komisariatit u shprehën “Shpëtuam për mrekulli”. Ka qenë kjo bisedë që  ka çuar më pas në pranga  Ylli Grabovarin dhe Aldo Brahimi, të cilët më pas kanë pranuar krimin.

Jeta e vështirë e Lulj etës

Gazetarja Anila Hoxha tregoi jetën e vështirë të Luljetës, e cila të vetmen gjë e vlerë kishte trupin e saj, të cilin ishte detyruar “ta shishte”. Shtëpia e Luljetës ishte një copë kartoni poshtë urës, ndërsa lekët që fitonte i përdorte për të ngrënë dhe për të blerë drogë.

32-vjeçarja kohët e fundit lëvizte këmba dorës pasi ishte përplasur nga makina dhe nuk mund t’i lëvizte gjymtyrët e poshtme plotësisht.

Shkaku i ngjarjes

Mësohet se mes Luljetës dhe dy të arrestuarve ka nisur një konflikt. Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.

Zbardhja e ngjarjes

Policia e Durrësit finalizoi sot operacionin “Deluzion” dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes e porcedoi në gjendje të lirë tre shtetase, të cilat kishin qenë të pranishme në momentin e konfliktit.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare).

Gjatë konfliktit Brahimi dhe Grabovari e kanë goditur me thikë dhe e kanë lënë mes baltës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

About Redaksia

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …

Leave a Reply