Tirana kërkon mrekullinë ndaj Besiktasit

Tirana do të luajë sot në orën 20:00 sfidën e kthimit për kualifikueset e Conference League ku do të presë në “Air Albania” Besiktasin. Sfida e parë në Turqi përfundoi me rezultatin 3-1 për vendasit.

Ajo që duket se i mban ende në lojë bardheblutë është goli i realizuar nga Kaina Nunes në sfidën e parë. Ekipit të Shehit i duhet sot patjetër një mrekulli ndaj gjigantëve turk dhe t’i mposhtin të paktën me dy gola diferencë për ta çuar sfidën në shtesë.

Megjithatë, Besiktasi nuk është aspak një kafshatë e lehtë dhe Tirana duhet t’i bëjë llogaritë mirë ndaj turqve sonte në orën 20:00.

About Redaksia

Check Also

“Ne besojmë te njëri-tjetri”/ The Guardian: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë …

Leave a Reply