Berisha: Jo të gjithë shqiptarët vdesin në burgjet e Ramës! Tahiri, Balili, Bajri gëzojnë privilgjet e partisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të foto-s së Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri në qelinë e tyre në burgun e Kosovës në Lushnjë, gjatë periudhës së kryerjes së dënimit.

‘Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë. Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilgjet e partisë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilgjet e partisë. sb

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …

Leave a Reply