Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ata që mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar. Berisha tha se, Rama nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore.
“Vlera e votës, çmimi i votës në qendrat ku duhej përmbytur rezultati, arriti deri në 600 euro.
Në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi.
Sikundër, mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces.
Tani, miqtë e mi, të gjithë ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.
Unë u shtroj atyre pyetjen: cili ishte efekti mbi votën i 50-mijë lekëshit te 638 mijë pensionistë? Cili ishte efekti mbi votën i rritjes së rrogave në mes të fushatës te 183 mijë punonjës? Cili ishte efekti te votën i miliarda lekëve të shpërndara për ndihmë ekonomike, për aftësira të kufizuara dhe qëllime të tjera? cili ishte efekti mbi votën i mijëra e mijëra lejeve ndërtimi dhe legalizimeve?
E them këtë sepse ju, unë dhe të gjithë ne së bashku, takojmë çdo ditë edhe demokratë, që pa asnjë të keq, i fitoi thonë.
Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore. Të dokumentuar si të tillë.
Ishte vetëm kjo? Jo, kjo është njëra shtyllë. Kjo është industria e blerjes së votës.
Por e dyta, është makineria gjigante e shtetit elektoral, që ishte më agresive se asnjëherë tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë.
Ata të cilët, që i njohin fitoren Edi Ramës, u shtroj një pyetje: çfarë zgjedhjesh janë ato kur një gjigant përdor të gjithë potencialin e shtetit, në një kohë kur një parti politike në anën tjetër nuk ka një qindarkë financimi? Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën, Edi Rama shndërroi shtetin në makineri gjigante elektorale.
Administrata e shndërruar në një polici politike ushtroi terror në mbarë Shqipërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë. Terrorizuan gjer në kërcënim me jetë të votuesve, në mënyrë që t’i detyrojnë të votojnë për PS-në”, tha Berisha.
Check Also
Akuza/Veliaj rrezikon deri në 12 vite burg
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, …