Përgjimet e Sky ECC/ Pëllumb Gjoka nën hetim edhe për trafik droge

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK e koduar ‘Metamorfoza’, operacion që ka çuar në arrestimin e biznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Litës, anëtarit të bandës së Bajrave, Astmer Bilali si dhe shoqëruesit të Pëllumb Gjokës, Edmond Preka.

Në dosjen e siguruar nga gazetar Elton Qyno, thuhet se biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK po kryen hetime dhe për trafik droge nga vendet e Amerikës Latine në disa vende të Europës. Mes të hetuarve janë dhe Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe shumë persona të tjerë.

Ndërkaq emri i biznesmenit Gjoka përmendet edhe në një dosje për tjetërsim pronash në Velipojë.

Padia është bërë në SPAK nga dy kushërinj të Pëllumb Gjokës, Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi në janar 2023 nën akuzën ‘falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal’.

Nënë e bir pretendojnë se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hotaj dhe se pasuritë e paluajtshme të saj janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me disa persona. Tashmë ky kallëzim është bashkuar me dosjen e vrasjeve, duke formuar një procedim të vetëm me Nr.41.

About Redaksia

Check Also

Sondazhi, 81.5% e shqiptarëve: Qeveri e korruptuar, 63% nuk besojnë tek prokurorët

Anketa IDM, 1 Anketa vjetore e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2023”, zhvilluar nga Instituti …

Leave a Reply