Video/ Miqtë e Veliaj dhe të panjohurit e Ramës festojnë për paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve

Ish-kandidati për kryetar bashkie Tiranë, Belind Këlliçi, pas sekuestrimit të indeneratorit, paralajmëroi ngritjen e një grupi ekspertize për aferat e inceneratorëve, paralajmërim që shumë prej mediave qeveritare e konsideruan qesharak. Ndërkohë, duket se nga sot, Këlliçi ka startuar ne dokumentimin e fakteve mbi aferat korruptive të inceneratorëve.

Me anë të një videoje të ndarë në rrjetin social Facebook, Këlliçi dokumenton se si dy shokët e ngushtë të Veliajt, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri festojnë vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës, me muzik në sfond, teksa në kokë mbajnë kordelen e Mickey Mouse.

Postimi i plotë

Ja se si dy zemrat, dy shokët e Veliajt dhe dy të panjohurit e Ramës, të cilëve pa i njohur hiç, ai u firmoste bonusin 8% fap e fap (Zoto e Mërtiri), festonin vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës.

Për të gjithë ata që menduan dhe sponsorizuan fort që afera e shekullit të mbyllej me arratinë e Ahmetajt, i garantoj që e kanë shumë gabim!
Aferës së inceneratorëve do i shkohet deri në fund e mbi të gjitha, inceneratorit të Tiranës do t’i dalin pronarët e vërtetë, që tashmë të gjithë e dinë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë.
Do ta çojmë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellim për publikun plot fakte të reja.

About Redaksia

Check Also

Investigimi ndërkombëtar për trafikun e kokainës/ Në Shqipëri autoritetet nuk na u përgjigjen

“REL” Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e …

Leave a Reply