Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar forcimin e lekut dhe rënien e euros, ku tha se rritja ekonomike që ka ardhur nga çmimet e larta po ‘përthithet’ nga oligarkët dhe klanet e drogës.
Berisha tha se kryeqyteti sot është kthyer në një lavatriçe për paratë e krimit përmes ndërtimeve të shumta, ndërsa vendi ynë numërohet i treti në Evropë për çmimet e larta.
“Rritja ekonomike shkon tek oligarkët dhe klanet e drogës, ndëra qytetarët varfërohen, situata është dramatike. Është krijuar një raport shkatërrues për ekonomi, dëshmi e narkoshtetit. Kjo që ne shohim sot është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë në Evropë dhe botë, ajo e narkoshtetit shqiptar. Gjithçka është në funksion të klaneve të drogës, nga dera e asaj ndërtese që është përtej rrugës dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm të drogës në botë, sinaloa të Meksikës. Nga ato që u publikuan janë as gjyma, ku miku i Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe darkonte me kryeministrin, tregon se sa dhe cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Janë vendimmarrësit absolut, Shqipëria sot renditet e para në Europë në treguesin e ndërtimit, 3 milionë metër katrorë ndërtohen vetëm në Tiranë, nuk ka lavatriçe më të madhe të parave të krimit sesa Tirana sot. Çmimet në vend janë më të treta në vend, i ndërton dhe shet droga, në operacioneve të klaneve, i përdorin paratë për të pushtuar territore”, tha Berisha.